Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi nga koalicioni VLEN, ka arritur të konsolidojë shumicën në mbledhjen e pestë të Këshillit Komunal. Gjatë kësaj seance, Elmazi ka marrë mbështetjen e 11 këshilltarëve, duke siguruar kështu kalimin e pikave të rendit të ditës dhe duke zhbllokuar proceset vendimmarrëse në interes të komunës.
Nga ana tjetër, opozita në Këshillin Komunal ka mbetur me 8 vota, fuqi kjo e pamjaftueshme për të bllokuar propozimet e kreut të komunës. Me këtë rezultat të votimit, të gjitha pikat e propozuara nga kryetari Elmazi janë miratuar, duke shënuar një fitore politike për shumicën e re në Këshillin e Sarajit dhe duke përmbyllur mbledhjen me sukses.


