Modernizohet Reparti i Kujdesit Intensiv në Spitalin Klinik të Tetovës

Spitali Klinik i Tetovës ka njoftuar përfundimin me sukses të projektit për zgjerimin dhe modernizimin e Repartit të Kujdesit Intensiv, një investim ky që synon përmirësimin e drejtpërdrejtë të shërbimeve shëndetësore. Ky projekt përfshin transformimin e hapësirave ekzistuese në ambiente më të mëdha dhe funksionale, duke instaluar pajisje të teknologjisë së fundit për monitorimin dhe trajtimin e pacientëve në gjendje kritike.

 

Përmes këtij investimi, spitali rrit ndjeshëm kapacitetet për menaxhimin e rasteve urgjente dhe ofrimin e një kujdesi më profesional dhe human për qytetarët. Modernizimi i këtij reparti forcon besueshmërinë e institucionit dhe shënon një hap të rëndësishëm drejt standardeve të avancuara mjekësore, duke garantuar trajtim më të sigurt dhe më cilësor për mbarë komunitetin.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT