Komuna e Dibrës aksion për largimin e mjeteve të havarisura nga hapësirat publike

Inspektorati i Komunës së Dibrës ka nisur një aksion në terren për vendosjen e rregullit në hapësirat publike, duke u fokusuar në mënjanimin e automjeteve në gjendje jo të rregullt (të havarisura). Gjatë mbikëqyrjes së kryer më 05.02.2026, inspektori komunal ka konstatuar 8 automjete të parkuara parregullisht, të cilat pengojnë qarkullimin e lirë të këmbësorëve dhe automjeteve të tjera.

 

Në zbatim të Rregullores për Rendin Komunal, mbi këto mjete janë vendosur vërejtje zyrtare për largim vullnetar. Pronarët kanë në dispozicion një afat prej 15 ditësh për t’i larguar mjetet e tyre; në të kundërt, pas skadimit të këtij afati, Komuna do të ndërmarrë masa ligjore dhe largimin e detyruar të tyre.

Autoritetet komunale njoftojnë se ky aksion do të vijojë edhe në ditët në vazhdim në të gjithë territorin e qytetit. Komuna e Dibrës u bën thirrje të gjithë pronarëve që të bashkëpunojnë dhe t’i mënjanonë vetë mjetet e dëmtuara, me qëllim lirimin e hapësirave të përbashkëta dhe rritjen e sigurisë në trafik.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT