Prishtinë, 11 shkurt 2026 (22:35) – Kuvendi i Kosovës ka votuar sonte formimin e Qeverisë së re të udhëhequr nga Albin Kurti. Pas një seance të jashtëzakonshme dhe debateve parlamentare, kabineti i ri mori besimin e deputetëve me 66 vota pro, 49 kundër dhe asnjë abstenim.
Në këtë mandat të tretë, Kryeministri Albin Kurti ka prezantuar një strukturë të zgjeruar ekzekutive, e cila do të përbëhet nga 19 ministri (4 më shumë se në mandatin e kaluar) dhe 3 zëvendëskryeministra.
Përbërja e plotë e Qeverisë Kurti 3:
-
Glauk Konjufca: Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
-
Donika Gërvalla: Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë.
-
Fikrim Damka: Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim.
-
Hekuran Murati: Ministër i Financave.
-
Andin Hoti: Ministër për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare.
-
Ejup Maqedonci: Ministër i Mbrojtjes.
-
Xhelal Sveçla: Ministër i Punëve të Brendshme.
-
Lulëzon Jagxhiu: Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit.
-
Arben Vitia: Ministër i Shëndetësisë.
-
Hajrulla Çeku: Ministër i Arsimit dhe Shkencës.
-
Saranda Bogujevci: Ministre e Kulturës dhe Turizmit.
-
Blerim Gashani: Ministër i Sportit dhe Rinisë.
-
Elbert Krasniqi: Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal.
-
Fitore Pacolli: Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
-
Armend Muja: Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
-
Dimal Basha: Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit.
-
Mimoza Kusari-Lila: Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.
-
Artane Rizvanolli: Ministre e Ekonomisë.
-
Nenad Rashiq: Ministër për Komunitete dhe Kthim.
-
Rasim Demiri: Ministër për Zhvillim Rajonal.
Menjëherë pas votimit, anëtarët e kabinetit të ri qeveritar dhanë betimin solemn para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke nisur kështu zyrtarisht punën për legjislaturën e 10-të.


