Tetovë, 11 shkurt 2026 – Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka përcjellë urimet e tij për formimin e institucioneve të reja në Republikën e Kosovës. Përmes një mesazhi publik, Kasami uroi qytetarët për zgjedhjen e qeverisë së re, si dhe mikun e tij, Albin Kurti, për mandatin e tij të radhës si Kryeministër.
Urimet e Kasamit shkuan edhe për kryeparlamentaren e sapozgjedhur, Albulena Haxhiu, duke u dëshiruar punë të mbarë dhe suksese në Legjislaturën e re.
Ai vuri theksin te rëndësia e bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duke i cilësuar dy vendet si të lidhura vëllazërisht.
“Pres ta vazhdojmë bashkëpunimin e shkëlqyer në nivel institucional dhe ndërshtetëror. Dy vendet tona do të vazhdojnë të ecin bashkë në rrugën drejt integrimit të plotë në BE, si dhe do të punojmë bashkë në nisma rajonale dhe projekte të përbashkëta”, deklaroi Kasami.


