Greqi në alarm: Rrezik shumë i lartë nga zjarret në pjesën veriore të vendit

Greqia ka ndezur alarmin e kuq për rrezikun nga zjarret, duke vendosur në gatishmëri të lartë autoritetet shtetërore. Siç njofton KohaNEWS, zona e Selanikut dhe ajo e Kilkisit janë shpallur në nivelin e rrezikut “shumë të lartë”, ndërsa pjesë të tjera të vendit, përfshirë Atikën, ndodhen nën “nivelin e verdhë” të alarmit.

 

Sipas shërbimeve të Mbrojtjes Civile, kushtet atmosferike aktuale favorizojnë shfaqjen dhe përhapjen e shpejtë të zjarreve. Siç transmeton KohaNEWS, Ministria e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes maksimal, duke ndaluar rreptësisht çdo aktivitet që mund të shkaktojë ndezjen e flakëve në ambiente të hapura.

Rekomandimet për qytetarët:

  • Ndalohet përdorimi i pajisjeve që shkaktojnë shkëndija.

  • Ndalohet ndezja e skarave në ambiente të hapura.

  • Ndalohet hedhja e cigareve të ndezura.

  • Ndalohet djegia e mbeturinave bujqësore dhe e fushave gjatë gjithë sezonit të verës.

Shërbimi zjarrfikës, si dhe autoritetet lokale në zonat me rrezik të lartë, janë vënë në gatishmëri të plotë operacionale për t’u përgjigjur në kohë rekord ndaj çdo emergjence të mundshme. Autoritetet kërkojnë bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve për të parandaluar tragjeditë mjedisore në këtë periudhë kritike.

/KohaNEWS

TË NDRYSHME

TË FUNDIT