ZYRTARE/ Votohet Qeveria “Kurti 3”: Kosova me kabinet të ri qeveritar

Prishtinë, 11 shkurt 2026 (22:35) – Kuvendi i Kosovës ka votuar sonte formimin e Qeverisë së re të udhëhequr nga Albin Kurti. Pas një seance të jashtëzakonshme dhe debateve parlamentare, kabineti i ri mori besimin e deputetëve me 66 vota pro, 49 kundër dhe asnjë abstenim.

 

Në këtë mandat të tretë, Kryeministri Albin Kurti ka prezantuar një strukturë të zgjeruar ekzekutive, e cila do të përbëhet nga 19 ministri (4 më shumë se në mandatin e kaluar) dhe 3 zëvendëskryeministra.

Përbërja e plotë e Qeverisë Kurti 3:

  • Glauk Konjufca: Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

  • Donika Gërvalla: Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë.

  • Fikrim Damka: Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim.

  • Hekuran Murati: Ministër i Financave.

  • Andin Hoti: Ministër për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare.

  • Ejup Maqedonci: Ministër i Mbrojtjes.

  • Xhelal Sveçla: Ministër i Punëve të Brendshme.

  • Lulëzon Jagxhiu: Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit.

  • Arben Vitia: Ministër i Shëndetësisë.

  • Hajrulla Çeku: Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

  • Saranda Bogujevci: Ministre e Kulturës dhe Turizmit.

  • Blerim Gashani: Ministër i Sportit dhe Rinisë.

  • Elbert Krasniqi: Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal.

  • Fitore Pacolli: Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

  • Armend Muja: Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

  • Dimal Basha: Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit.

  • Mimoza Kusari-Lila: Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.

  • Artane Rizvanolli: Ministre e Ekonomisë.

  • Nenad Rashiq: Ministër për Komunitete dhe Kthim.

  • Rasim Demiri: Ministër për Zhvillim Rajonal.

Menjëherë pas votimit, anëtarët e kabinetit të ri qeveritar dhanë betimin solemn para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke nisur kështu zyrtarisht punën për legjislaturën e 10-të.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT