PRISHTINË –
Begaj : Të bashkuar drejt BE-së
Në anën tjetër, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë, uroi 18-vjetorin e Pavarësisë me një thirrje për bashkim kombëtar dhe evropian.
“Kosova sot është më e fortë, me institucione demokratike të konsoliduara dhe me më shumë njohje ndërkombëtare,” deklaroi Begaj. Ai shprehu mirënjohje të thellë për SHBA-në dhe partnerët perëndimorë për mbështetjen e sovranitetit të Kosovës, ndërsa përfundoi mesazhin e tij me thirrjen: “Le të ecim bashkë drejt BE-së më të bashkuar se kurrë. Bashkë, jetë dhe mot”.
Trashëgimia e lirisë
Sot, ndërsa institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë nderojnë të kaluarën, lidhja mes vizionit të hershëm të arkitektëve të pavarësisë dhe realitetit të sotëm mbetet e palëkundur. Bashkëpunimi i dikurshëm i fshehtë për liri është shndërruar në një rrugëtim të përbashkët diplomatik drejt familjes evropiane, duke vulosur shtetësinë që gëzojmë sot / KOHANEWS.


