Feti Abazi: Komuna e Bogovinës, e gatshme për të u ndihmuar qytetarëve të Gostivarit

Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, në takimin kordinues të komunave të Pollogut, është shprehur se komuna që ai drejton është e gatshme për të u dal në ndihmë qytetarëve të Gostivarit, për tejkalimin sa më të shpejtë të gjendjes emergjente me problemin e ujit për pije.

 

Postimi i plotë, nga Abazi:

“Solidaritet dhe mbështetje për qytetarët e Gostivarit!

Sot, së bashku me kryetarët e komunave të Rajonit të Pollogut, morëm pjesë në takimin koordinues të mbajtur në Gostivar, ku u informuam nga Kryetari i Komunës së Gostivarit për situatën e krijuar pas shpalljes së gjendjes emergjente për shkak të ndotjes së ujit.

Në emër të Komunës së Bogovinës shpreha gatishmërinë tonë të plotë për të bashkëpunuar dhe koordinuar me komunat e rajonit, në mënyrë që t’u dalim në ndihmë qytetarëve të Gostivarit dhe të kontribuojmë në tejkalimin sa më të shpejtë të kësaj situate.

Shprehim keqardhjen dhe solidaritetin tonë me të gjithë qytetarët e prekur. Në këto ditë me temperatura të larta, është përgjegjësi e përbashkët që të bëjmë gjithçka për t’u siguruar atyre kushtet minimale dhe mbështetjen e nevojshme deri në normalizimin e plotë të gjendjes.

Së bashku e përballojmë çdo sfidë”, ka mbaruar, Feti Abazi.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT