FMN-ja miraton disbursimin e menjëhershëm prej 690 milionë dollarësh për Ukrainën

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka miratuar një disbursim të menjëhershëm prej rreth 690 milionë dollarësh për Ukrainën, si pjesë e programit të huasë që synon mbështetjen e ekonomisë së vendit gjatë luftës me Rusinë, përcjell KohaNEWS.

 

Me këtë këst të ri, shuma totale e fondeve të lëvruara nga FMN-ja për Kievin ka arritur në 2.2 miliardë dollarë, nga një paketë e përgjithshme financimi që kap vlerën e 8.1 miliardë dollarëve.

Sipas FMN-së, pavarësisht konfliktit të vazhdueshëm që nga shkurti i vitit 2022 dhe sulmeve të përditshme, Ukraina ka arritur të ruajë stabilitetin makroekonomik dhe financiar. Institucioni ndërkombëtar vlerësoi se rezultatet e deritanishme të programit kanë qenë “në përgjithësi të kënaqshme”.

/KohaNEWS

TË NDRYSHME

TË FUNDIT