Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e saj të 195-të dhe me sugjerim të Komitetit Drejtues, ka miratuar vendim për shpalljen e gjendjes së crizës në Komunën e Gostivarit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Vendimi ka ardhur pasi pushteti lokal nuk ka arritur të menaxhojë situatën e krijuar me ujin e pijshëm. Qeveria thekson se ky hap merret për të mundësuar koordinim më të shpejtë të institucioneve, për të rikthyer në funksion sistemin e furnizimit me ujë dhe për të siguruar ujë të pijshëm për qytetarët në afatin më të shkurtër të mundshëm.
“Shëndeti i qytetarëve të Komunës së Gostivarit mbetet fokus i Qeverisë dhe jemi të përkushtuar drejt zgjidhjes plotësojë të këtij problemi. Për më tepër, presim që Prokuroria Themelore Publike të zbatojë një hetim të detajuar dhe ta zbardhë rastin, përgjegjësi duhet të ketë për secilin që ka vënë në rrezik shëndetin dhe jetët e gostivarasve,” njoftojnë nga Qeveria.
Në të njëjtën mbledhje, me propozim të ministrit të Shëndetësisë, Zlatko Perinski është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Fondit për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Perinski, i cili është magjistër i menaxhimit të burimeve njerëzore, më parë ka mbajtur funksionet e ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, drejtorit të përgjithshëm të NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Shkup, si dhe drejtorit të Qendrës Sportive “Boris Trajkovski”.
/KohaNEWS


