Rënie e rasteve të reja në Gostivar: Dje u regjistruan 183 vizita mjekësore, situata po stabilizohet

Sipas të dhënave nga institucionet publike shëndetësore në Gostivar, gjatë ditës së djeshme (20.07.2026) ka vazhduar trendi i uljes së numrit të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore për herë të parë si pasojë e simptomave të gastroenteritit, përcjell KohaNEWS.

 

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit janë regjistruar gjithsej 183 vizita të reja, të ndara si më poshtë:

  • 111 vizita në repartin infektiv

  • 65 vizita në repartin pediatrik

  • 7 vizita në Qendrën e Urgjencës

Ndërkohë, në Shtëpinë e Shëndetit Gostivar janë evidentuar 110 vizita, si dhe 25 thirrje të realizuara drejt Shërbimit të Ndihmës së Shpejtë.

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, ka theksuar se gjatë ditës së djeshme numri i përgjithshëm i pacientëve të vizituar në spital ka shënuar ulje për 38%. Krahasuar me 19 korrikun, kur u regjistruan 289 vizita, dje u shënuan 183 të tilla. Po ashtu, vizitat në Shtëpinë e Shëndetit po bien në mënyrë të qëndrueshme — nga 315 pacientë më 18 korrik, në 275 më 19 korrik, për të rënë në 110 gjatë ditës së djeshme.

Kujtojmë se epidemia në Gostivar u shpall të shtunën, më 19 korrik, pasi mbi 1.200 banorë kërkuan ndihmë mjekësore për probleme gastrointestinale si pasojë e situatës me ujin e pijshëm.

/KohaNEWS

TË NDRYSHME

TË FUNDIT