TIRANË – Në përvjetorin e 18-të të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Princ Leka ka përcjellë një mesazh urimi, duke nderuar sakrificën e popullit të Kosovës dhe rrugëtimin e saj drejt lirisë, transmeton KohaNews.
Përmes një mesazhi publik, Princ Leka u shpreh se në këtë ditë të shënuar përulet me respekt para të gjithë atyre që sakrifikuan çdo gjë dhe besuan në idealin e lirisë. Ai vlerësoi progresin e arritur gjatë këtyre viteve, duke e cilësuar Kosovën si një shtet tashmë të konsoliduar.
“Sot, Kosova është një shtet i konsoliduar që ecën përpara me sfida dhe arritje, duke treguar forcën dhe vendosmërinë e popullit të saj. Le të qëndrojmë të bashkuar dhe të ndërtojmë së bashku një të ardhme më të ndritur për brezat që vijnë,” deklaroi ai.
Në fund të mesazhit të tij, Princ Leka bëri thirrje për unitet kombëtar për të ndërtuar një perspektivë më të mirë për të gjithë shqiptarët, duke e përmbyllur me urimin: “Gëzuar Pavarësinë!”, një realitet që gëzojmë sot / KOHANEWS.


