SPAK intensifikon hetimet për Belinda Ballukun, fokus tek pasuria dhe tenderat

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka shtuar ritmin e hetimeve ndaj ish-ministres Belinda Balluku, e cila akuzohet për abuzime me tenderat e Tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe.

 

Burime pranë organit të akuzës bëjnë të ditur se prokurorët kanë kërkuar informacion të detajuar mbi pasurinë e saj në disa banka të nivelit të dytë, si dhe pranë institucioneve të tjera si kadastra dhe ILDKPKI. Hetimet po shtrihen edhe tek persona të lidhur me ish-ministren.

Sipas të dhënave, janë sekuestruar celularë dhe dokumente nga biznese të ndryshme, të cilat po analizohen për të zbuluar prova që lidhen me hetimin pasuror. Paralelisht, SPAK po verifikon kompanitë që kanë fituar tenderat ku Balluku rezulton e pandehur ose nën hetim, duke kontrolluar bilancet dhe librat e shitje-blerjeve për të identifikuar shkelje të mundshme.

Dosja e Ballukut cilësohet voluminoze dhe pritet të sjellë zhvillime të reja, ndërsa prokurorët e posaçëm janë të angazhuar të zbardhin të gjitha dyshimet për korrupsion dhe paracaktim tenderash.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT