Magjia e Champions League vazhdon sonte me katër sfida të vlefshme për fazën play off. Interi do të luajë në transfertë ndaj Bodo/Glimt, një kundërshtar i konsideruar më i dobët në letër, por që pritet të kërkojë surprizën ndaj zikaltërve.
Atletiko Madrid, pas humbjes së fundit në kampionat ndaj Rajo Vajekanos, synon të rikthehet te fitorja në Belgjikë kundër Klub Bryzh.
Dy përballjet e tjera të mbrëmjes janë Karabak-Njukastëll dhe Olimpiakos Piraeus-Bajer Leverkusen.
Ndeshjet e sotme:
- Karabak – Njukastëll, ora 18:45
- Bodo/Glimt – Inter, ora 21:00
- Klub Bryzh – Atletiko Madrid, ora 21:00
- Olimpiakos Piraeus – Bajer Leverkusen, ora 21:00
Të gjitha sfidat pritet të sjellin emocione të forta dhe të përcaktojnë më qartë ecurinë e skuadrave drejt fazës së grupeve të Champions League.


