Dr. Imrane Morina i bashkohet Lëvizjes BESA dhe VLEN-it

Lëvizja BESA dhe koalicioni VLEN mirëpritën në radhët e tyre Dr. sc. Imrane Morinën, doktore e shkencave politike, aktiviste dhe ligjëruese nga Shkupi.

 

Dr. Morina ka përfunduar doktoraturën në shkencat politike pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” dhe prej vitesh është e angazhuar në çështje publike e shoqërore. Ajo ka qenë kandidate për deputete si në Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe në Kosovë, duke dëshmuar përkushtimin e saj ndaj proceseve demokratike dhe përfaqësimit qytetar.

Me eksperiencën akademike dhe angazhimin e saj politik, Dr. Morina pritet të sjellë një kontribut të çmuar në zhvillimin e Lëvizjes BESA dhe koalicionit VLEN.

“Është kënaqësi të mirëpresim një personalitet si Dr. Imrane Morina, e cila me përvojën dhe vizionin e saj do të pasurojë misionin tonë për ndryshim,” u shpreh kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT