Rezoluta për krerët e UÇK-së dështon, deputetët maqedonas bojkotuan mbledhjen

Në Komisionin për Politikë të Jashtme në Kuvend dështoi miratimi i propozim-rezolutës për respektimin e standardeve të procedurave penale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, transmeton KohaNews.

 

Mbledhja u bojkotua nga deputetët maqedonas, duke pamundësuar votimin e dokumentit. Të pranishëm ishin vetëm deputetët e Frontit Evropian, Vlen, Aleanca për Shqiptarët si dhe deputeti Rexhep Ismail nga e Majta.

Deputetët shqiptarë e cilësuan mungesën e kolegëve maqedonas si të qëllimshme, ndërsa debati për këtë çështje është shtyrë për një kohë të pacaktuar.

/KohaNews

TË NDRYSHME

TË FUNDIT