44-vjeçari nga Sellarca e Tetovës, duke e ndërtuar një shtëpi, rrihet keq nga 3 persona nga Bogovina, gjatë përdoret edhe një send metalik

MPB ka njoftuar se me datë 25.09.2024 në ora 11:40 në Njësinë policore Kamnjan, personi B.J.(44) nga fshati Sellarcë e Epërme e Tetovës, ka raportuar se gjatë kryerjes së detyrave të punës në një shtëpi në ndërtim e sipër në të njëjtin fshat, pas një mosmarrëveshje të shkurtër, është sulmuar fizikisht nga personat Z.I.(58), EI.(32) dhe B.I.(57) të gjithë nga fshati Bogovinë e Tetovës, të cilët po ashtu punonin në atë shtëpi dhe njëri prej tyre gjatë sulmit ka përdorur një send metalik. Rasti është duke u zbardhur.

Related Articles

Back to top button