Mustafa Dauti viziton Panairin e Librit Shqip në Shkup: Një hap i rëndësishëm për kulturën dhe identitetin

Zëvendësdrejtori i Doganave, Mustafa Dauti, ka vizituar Panairin e Librit Shqip në Shkup, një ngjarje e rëndësishme kulturore që organizohet për herë të parë në kryeqytet.

 

 

Ky panair përfaqëson një hap historik në promovimin e librit shqip, duke bashkuar autorë, botues dhe lexues rreth vlerave të dijes, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar.Gjatë vizitës, Dauti u shpreh se kjo nismë do të shndërrohet në një traditë të qëndrueshme për qytetin, duke kontribuar drejtpërdrejt në pasurimin e jetës kulturore dhe në forcimin e dashurisë për librin ndër breza.

 

Ai vlerësoi lart punën e organizatorëve dhe shtëpive botuese që po mundësojnë këtë urë lidhëse mes fjalës së shkruar dhe lexuesit.Panairi i Librit Shqip në Shkup po zhvillon edicionin e tij të parë në sheshin “Skënderbeu”, duke mbledhur dhjetëra shtëpi botuese nga mbarë rajoni dhe duke shënuar një interesim të lartë nga ana e qytetarëve dhe dashamirëve të librit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT