Klubi qipriot AEL Limassol ka zyrtarizuar ndarjen me trajnerin italian Paolo Tramezzani, i cili më herët ka qenë edhe ndihmës i Gianni De Biasit në Kombëtaren e Shqipërisë.
Tramezzani u emërua në krye të AEL-it më 5 qershor të këtij viti, por aventura e tij zgjati vetëm pak muaj.
“Pas një takimi me trajnerin, u vendos që ai të mos jetë më në krye të ekipit të parë. Klubi do të shqyrtojë zgjidhjet përfundimtare lidhur me kontratën e tij”, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit qipriot.
Në pritje të emërimit të trajnerit të ri, skuadrën do ta drejtojë përkohësisht George Eleftheriou, i cili do të marrë rolin e trajnerit të përkohshëm.