Zëvendëskryeministri Sali takoi kryetaren e Komitetit për Integrimin e Ukrainës në BE, Ivanna Klympush-Tsintsadze

Zëvendëskryeministri i parë Beskim Sali, në kuadër të vizitës së tij në Kiev, ka realizuar takim me Ivanna Klympush-Tsintsadze, kryetare e Komitetit për Integrimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.

 

Në fokus të takimit ka qenë progresi i reformave si dhe është theksuar rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë mes vendeve kandidate në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“Integrimi në Bashkimi Evropian mbetet një prioritet strategjik për të dy vendet tona. Diskutuam për përparimin e reformave dhe theksuam rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes vendeve kandidate në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, ka thënë Sali.

Zgjerimi i BE-së, sipas tij, paraqet një investim kyç në paqe, siguri dhe stabilitet afatgjatë në Evropë.

“Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj vlerave evropiane dhe vazhdon me vendosmëri rrugën e saj drejt integrimit të plotë evropian”, ka thënë zv/kryeministri Sali.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT