Tetova bëhet gati për Presidentin: Bajram Begaj vizitë zyrtare të shtunën

Qyteti i Tetovës po përgatitet për të pritur Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në një vizitë zyrtare që do të zhvillohet këtë të shtunë. Albion Alili nga Komuna e Tetovës ka zbardhur agjendën e ngjeshur të Presidentit, e cila do të zgjasë nga ora 09:00 deri në 11:30, siç transmeton Kohanews.

 

Agjenda e vizitës presidenciale:

  • Pritja në Komunë: Vizita do të nisë me një takim zyrtar në ambientet e Komunës së Tetovës, ku Presidenti do të pritet nga kryetari Bilall Kasami.

  • Ndalimi te Shkolla “Liria”: Të dy krerët do të vijojnë në këmbë drejt shkollës fillore “Liria”. Aty është paraparë një program i pasur artistik me këngë dhe valle tradicionale nga nxënësit dhe SHKA “Xheladin Zeqiri”.

  • Trashëgimia Kulturore: Presidenti Begaj do të njihet nga afër me historinë e qytetit përmes vizitave në dy objekte monumentale: Xhaminë e Pashës (Xhamia e Larme) dhe Teqenë e Arabatit.

Kjo vizitë shihet si një moment i rëndësishëm për forcimin e lidhjeve vëllazërore dhe vlerësimin e trashëgimisë kulturore shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

/ KOHANEWS

TË NDRYSHME

TË FUNDIT