Maqedoni: Asnjë gram për tregun e zi! Policia “blindon” Valandovën, sekuestrohet edhe një ton marihuanë.

Aksioni i policisë kundër fermave të kanabisit mjekësor po vazhdon me intensitet të lartë. Sot, më 24 shkurt, është sekuestruar edhe një ton marihuanë në fshatin Josifovë të Valandovës, në objektet e kompanisë “Green Life”, raporton Kohanews.

 

Detajet e aksionit në Valandovë

Pas urdhrit të Prokurorisë së Gjevgjelisë, forca të shumta policore kanë mënshkruar bastisjen në kompaninë “Green Life”. Kjo firmë është një nga gjashtë kompanitë të cilave Qeveria sapo ua ka shfuqizuar licencën për punë për shkak të parregullsive të shumta.

40 tonë marihuanë të sekuestruara deri më tani

Ky sekuestrim është vazhdimësi e një operacioni masiv që nisi pas zbulimit të pesë tonëve marihuanë në fshatin Konjuh të Serbisë në fund të janarit, e cila dyshohet se e ka origjinën nga Maqedonia e Veriut.

  • Bilanci i aksionit: Deri më tani janë sekuestruar rreth 40 tonë marihuanë nga kompani të ndryshme të licencuara.

  • Hetimet: Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar ka hapur hetim kundër gjashtë personave të përfshirë në kontrabandën drejt Serbisë.

Gjashtë kompani mbeten pa licenca

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, konfirmoi se Qeveria ka marrë vendim për revokimin e licencave për këto kompani:

  1. Green Life

  2. CBD Medplant

  3. Life Plant

  4. Atafarm

  5. Cannabidois

  6. Alpha Farm (bashkëpronari i së cilës u arrestua në Serbi)

Arsyet e revokimit: Kontrollet kanë zbuluar deponim joadekuat të lules së tharë, raporte të pasakta dërguar komisionit dhe mungesë të dokumentacionit për shitjen dhe transferimin e produktit.

Drejt një ligji të ri

Si pasojë e këtyre skandaleve, ministri Aliu paralajmëroi propozimin e një ligji të ri për kultivimin e kanabisit mjekësor sapo të përfundojnë kontrollet në të gjitha 43 kompanitë e licencuara në vend. Qëllimi është parandalimi i rrjedhjes së kanabisit mjekësor në tregun e zi të drogës.

/ KOHANEWS

TË NDRYSHME

TË FUNDIT