Bastoni drejt Barcelonës? Interi kërkon 60 milionë euro për mbrojtësin italian

Barcelona duket se ka gjetur “pjesën e munguar” të mbrojtjes në Milano. Sipas mediave spanjolle, objektivi kryesor i katalanasve për merkaton e ardhshme është Alessandro Bastoni i Interit. Drejtori sportiv, Deco, dhe trajneri Hansi Flick e shohin 26-vjeçarin si liderin ideal për të blinduar prapavijën “Blaugrana”.

 

Bisedimet kanë nisur që në nëntor, kur Deco u pa në Milano për të diskutuar mundësinë e këtij transferimi. Megjithëse fillimisht dukej një mision i pamundur, situata ka ndryshuar pas eliminimit të parakohshëm të Interit nga Liga e Kampionëve.

Detajet e marrëveshjes së mundshme:

  • Çmimi i kartonit: Interi kërkon të paktën 60 milionë euro për të lënë të lirë yllin e tyre.

  • Kostoja totale: Përfshirë pagën e lojtarit, operacioni mund t’i kushtojë Barcelonës rreth 80 milionë euro.

  • Konkurrenca: Për Bastonin janë në garë edhe disa klube të fuqishme nga Premier Liga angleze.

Giuseppe Marotta është koshient se zikaltrit duhet të bëjnë disa shitje për të balancuar bilancet financiare, dhe Bastoni është një nga kandidatët kryesorë për t’u sakrifikuar. Synimi i Barcelonës është i qartë: finalizimi i marrëveshjes përpara fillimit të Botërorit 2026, për të shmangur rritjen e mundshme të çmimit apo ndërhyrjen e rivalëve të tjerë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT