Çmimet e banesave në Kroaci gjatë vitit 2025 janë rritur mesatarisht me 14,1% krahasuar me vitin paraprak, sipas të dhënave të Zyrës Shtetërore të Statistikave, njofton agjencia Hina.
Banesat e reja janë shtrenjtuar me 13,1%, ndërsa ato ekzistuese me 14,3%.
Në aspektin rajonal, çmimet në Zagreb janë rritur me 14,2%, në Adriatik me 11,8%, ndërsa në pjesët e tjera të vendit rritja ka qenë më e madhe – 19,3%.
Tendenca e rritjes ka vazhduar edhe në tremujorin e fundit të vitit 2025, kur çmimet në nivel vjetor janë rritur me 16,1%, me rritjen më të madhe të regjistruar jashtë kryeqytetit.


