Komuna e Tearcës ka bërë të ditur se ka ndërmarrë një iniciativë për rritjen e nivelit të pagesës së detyrimeve tatimore nga qytetarët dhe subjektet afariste që veprojnë në territorin e saj.
Në njoftim theksohet se të gjithë qytetarët, personat fizikë e juridikë, si dhe firmat, ftohen të shlyejnë obligimet e tyre tatimore brenda afateve të përcaktuara, për të kontribuar në funksionimin normal dhe zhvillimin e shërbimeve publike.
Komuna paralajmëron se në rast të mosrespektimit të këtij obligimi, do të jetë e detyruar të ndërmarrë masa ligjore, përfshirë bllokimin e transaksioneve bankare dhe veprime të tjera në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Ky hap synon të përmirësojë disiplinën fiskale dhe të sigurojë stabilitet financiar për realizimin e projekteve komunale.



