Është përcaktuar shorti i gjysmëfinaleve të Emirates FA Cup për sezonin 2025-26, pas përfundimit të ndeshjeve çerekfinale këtë fundjavë.
Shorti u hodh drejtpërdrejt nga “London Stadium” nga ish-sulmuesi i njohur Ally McCoist, menjëherë pas përfundimit të sfidës mes West Ham United dhe Leeds United. Tashmë në garë kanë mbetur vetëm katër skuadra: Chelsea, Leeds United, Manchester City dhe Southampton.
Çiftet gjysmëfinale:
-
Chelsea vs Leeds United
-
Manchester City vs Southampton
Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen në fundjavën e 25 dhe 26 prillit në stadiumin legjendar “Wembley”. Kjo fazë premton emocione të mëdha, ku skuadrat do të kërkojnë biletën për finalen e madhe të kompeticionit më të vjetër të futbollit në Angli.


