ISLAMABAD – Kryeqyteti i Pakistanit do të shërbejë nesër si vatra e një prej përpjekjeve më të rëndësishme diplomatike të kohëve të fundit. Kryeministri Shehbaz Sharif ka konfirmuar nisjen e bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke i cilësuar ato si një pikë kthese kritike për rajonin.
Sipas Sharif, këto negociata janë të natyrës “make or break” (vendimtare), pasi nga rezultati i tyre do të varet arritja e një armëpushimi të përhershëm në Lindjen e Mesme. Ky takim synon të konsolidojë armëpushimin aktual dhe të parandalojë përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës që ka përfshirë rajonin javët e fundit.


