“Në Belvedere në Vjenë sikur pashë Skënderbenë” (1977 – Vepër e ‘Piktorit të Popullit’, Skënder Kamberi
Skënder Kamberi, piktori i shquar u nda dy ditë më parë nga jeta në moshën 87 vjeç, ndërkohë që vepra e tij me vlerë të rrallë do të mbetet pasuri kombëtare siç është kjo pikturë me tematikë historike dedikuar heroit tonë kombëtar.
Gjatë karrierës së tij të gjatë, Kamberi krijoi një numër të madh veprash artistike, disa prej të cilave ruhen sot në fondin e Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë, si dhe në koleksione private brenda dhe jashtë vendit. Veprat e tij janë prezantuar në ekspozita ndërkombëtare në vende si Egjipti, Franca, Anglia, Turqia, Italia dhe Greqia, duke e bërë emrin e tij të njohur edhe përtej kufijve.
Përveç veprës “Në Belvedere në Vjenë sikur pashë Skënderbenë” (1977), ndër krijimet më të spikatura të Skënder Kamberit përmenden tablotë kompozicionale “Ndihma e shokut” (1966), “Betimi i Vrana Kontit” (1968), “Kthimi i nëndetseve”, “Buka e duarve tona” (1976), “Otranto, 1997”, si edhe portretet e luftëtarit Sali Vranishti (1971) dhe poetes Maro Pasho (1973).
Piktori i madh vlonjat një vit më parë u shpreh se po punonte me projektin gjigant të shqiptardashësit më të madh të kohërave, Xhorxh Washington.
Nuk dihet nëse u përfundua kjo vepër ndërsa ai pranoi se piktura më e dashur është edhr ajo e mundoi më shumë, dedikuar Skënderbeut.
Ndërsa gjatë regjimit komunist artisi u shpreh se Mehmeti Shehu donte të fuste në burg, por e shpëtuan pikturat që mbante në shtëpinë e Enverit.


