Lumir Abdixhiku ka prezantuar platformën e re “Hajde Folim”

Lumir Abdixhiku ka prezantuar platformën e re “Hajde Folim”, një iniciativë që synon komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët në mbarë Kosovën.

 

Përmes kësaj platforme, Abdixhiku ka paralajmëruar takime të hapura në qytete dhe sheshe të ndryshme, ku qytetarët do të kenë mundësi të shprehin shqetësimet, idetë dhe pritjet e tyre pa barriera dhe formalitete politike.

Sipas tij, nisma ka nisur në Kurriz dhe do të shtrihet në gjithë vendin, me qëllim afrimin e politikës me qytetarin dhe krijimin e një komunikimi më të sinqertë e më të drejtpërdrejtë.

Abdixhiku theksoi se Kosovës i nevojitet më shumë dëgjim ndaj qytetarëve dhe më pak propagandë politike, duke vlerësuar se politika nuk duhet të mbetet vetëm në studio televizive apo zyra institucionale.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT