Ndahet nga jeta ish-futbollisti i KF Dukagjinit, Bajram Rragamaj

Me dhimbje të thellë, komuniteti sportiv ka njoftuar për ndarjen nga jeta të Bajram Rragamajt, ish-lojtarit të KF Dukagjinit.

 

Sipas KF Dukagjinit, Rragamaj ka lënë gjurmë me kontributin, përkushtimin dhe angazhimin e tij gjatë kohës sa ishte pjesë e ekipit. Ai do të kujtohet si një sportist i respektuar dhe i përkushtuar ndaj klubit dhe futbollit në përgjithësi.

Në njoftim thuhet se ndarja e tij nga jeta përbën një humbje të madhe për familjen, miqtë, bashkëlojtarët dhe gjithë komunitetin sportiv.

KF Dukagjini ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Rragamaj, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT