Komuna e Tearcës u ka bërë thirrje të gjithë banorëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë periudhës së rritjes së temperaturave, duke paralajmëruar rrezikun e shtuar për paraqitjen e zjarreve në hapësira të hapura.
Në apelin e saj, Komuna e Tearcës u kërkon qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, përfshirë djegien e barit, hedhjen e cigareve në natyrë apo çdo pakujdesi tjetër që mund të rrezikojë pyjet, pronat dhe sigurinë e qytetarëve.
Autoritetet lokale theksojnë se bashkëpunimi i qytetarëve është thelbësor për parandalimin e zjarreve dhe mbrojtjen e mjedisit gjatë kësaj periudhe me temperatura të larta.


