Rikthehet në rrjetet sociale Arbër Hajdari, dedikimi i ëmbël për të bijën emocionon ndjekësit

TIRANË – Pas përfundimit të edicionit të fundit të spektaklit “Big Brother VIP Albania”, opinionisti i mirënjohur Arbër Hajdari kishte zgjedhur të qëndronte larg vëmendjes mediatike dhe angazhimeve publike, duke u treguar mjaft i rezervuar me jetën e tij private.

 

Megjithatë, ai është rikthyer së fundmi në rrjetin social Instagram, duke ndarë me ndjekësit një moment mjaft të ëmbël familjar. Arbri ka publikuar në „Story“ një fotografi të veçantë ku shihet duke mbajtur në krahë vajzën e tij të vogël.

Përkrah këtij imazhi të ndjerë, ai ka vendosur edhe një përshkrim të shkurtër e plot dashuri, duke e pagëzuar publikisht të bijën me fjalët: “Jasemini im”. Ky dedikim i ngrohtë prindëror ka tërhequr menjëherë vëmendjen dhe ka emocionuar ndjekësit e shumtë të themeluesit të “Fundjavë Ndryshe”.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT