Zyrtarizohet marrëdhënia? Mateo takohet me familjarët e Brikenës

TIRANË – Brikena dhe Mateo vazhdojnë të mbeten një nga çiftet më të përfolura dhe më të ndjekura të showbiz-it shqiptar. Dashuria e tyre, e cila nisi brenda shtëpisë së „Big Brother VIP Albania“ – ku Mateo arriti të shkonte deri në finalen e madhe – po tregon se po i reziston mjaft mirë kohës edhe jashtë kamerave.

 

Së fundmi, në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi që dëshmon se gjërat mes dyshes kanë kaluar në një tjetër nivel. Mateo është fotografuar në një ambient mjaft të ngrohtë e familjar, i ulur krah Brikenës dhe tezes së kësaj të fundit.

Ky hap i ri dhe prezantimi me rrethin familjar po interpretohet nga ndjekësit dhe mediat rozë si një zyrtarizim i plotë i lidhjes së tyre, duke treguar se planet e çiftit për të ardhmen janë mjaft serioze.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT