Sara Hoxha surprizon në intervistë: Mes tre politikanëve, zgjedh Albin Kurtin për martesë

TIRANË – Sara Hoxha është bërë sërish qendra e vëmendjes në mediat rozë, pas një deklarate plot humor dhe të papritur gjatë një interviste të fundit. E ftuar në një format televiziv, ajo u bë pjesë e një loje argëtuese ku i duhej të zgjidhte një emër mes tre politikanëve të njohur se me cilin prej tyre do të martohej.

 

Pa hezituar aspak, Sara ka përzgjedhur Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, duke shkaktuar habi dhe të qeshura te moderatorët në studio. Këta të fundit nuk e kanë kursyer një batutë ngacmuese, duke i thënë me humor: “Po si nuk iu ndave hiq kosovarëve”.

Edhe pse e gjithë situata u zhvillua në kuadër të një loje televizive, simpatia dhe vlerësimi i saj për kreun e qeverisë së Kosovës u veshën me mjaft interes nga publiku. Pas kësaj paraqitjeje, Sara ka marrë reagime mjaft pozitive nga ndjekësit në rrjetet sociale, të cilët e kanë vlerësuar për natyrshmërinë, pozitivitetin dhe çiltërsinë që tregon gjithmonë nëpër intervista.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT