MINISTRI I EKONOMISË ME LAJM TË MIRË: 3.000 denarë do të marrë ky grup i qytetarëve!

Kuvendi ka miratuar Ligjin për shtesat për të rinjtë, me të cilin zyrtarisht fillon masa e re për mbështetje financiare të punëtorëve të rinj në vend. Bëhet fjalë për një kompensim mujor prej 3.000 denarësh, i cili do t’u paguhet qytetarëve që plotësojnë disa kushte të caktuara, ndërsa qëllimi është të nxitet punësimi dhe mbajtja e të rinjve në sektorin real.

 

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, shpjegoi se me zgjidhjen e re ligjore definohet saktë se kush ka të drejtë për këtë ndihmë financiare, si dhe mënyra e pagesës.

Kush i plotëson kushtet?

Sipas ligjit, të drejtë për shtesën mujore do të kenë personat e rinj që plotësojnë këto dy kushte kyçe:

  • Të jenë të moshës deri në 23 vjeç.

  • Të jenë të punësuar në veprimtari prodhuese.

Si do të bëhet pagesa?

Paratë do të paguhen drejtpërdrejt në llogaritë transaksionale të punëtorëve të rinj, kurse pagesën do ta kryejë Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Mjetet për këtë masë do të sigurohen nga Buxheti i shtetit.

Qëllimi i masës

Nga Ministria thonë se ideja është që të rinjtë që në moshë të hershme të motivohen për të punuar në sektorin e prodhimit, ku gjatë periudhës së kaluar ka pasur mungesë të fuqisë punëtore. Me këtë masë, përveç që pritet të lehtësohet gjendja financiare e të rinjve, pritet edhe një interesim më i madh për punësim afatgjatë.

Ministri Durmishi vuri në dukje se ligji ka për qëllim të krijojë kushte më të mira për të rinjtë dhe t’u ndihmojë atyre që të përfshihen më lehtë në tregun e punës.

“Qëllimi i këtij ligji është nxitja e të rinjve për t’u përfshirë në tregun e punës në veprimtari prodhuese, ndërsa përmes mbështetjes financiare të sigurohet punësim më afatgjatë dhe përmirësim i gjendjes së tyre ekonomike”, deklaroi ministri.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT