Gjatë seancës plenare të së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë, kryeparlamentari Niko Peleshi njoftoi shtyrjen e dy interpelancave të kërkuara nga opozita. Shkak për këtë vendim është bërë axhenda zyrtare e Kryeministrit Edi Rama, i cili aktualisht ndodhet për një vizitë në Seul.
Përveç ballafaqimit të kërkuar me kreun e qeverisë, u shty edhe interpelanca me Ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari. Po në këtë seancë, mazhoranca miratoi me 72 vota pro kalendarin e ri të punimeve të Kuvendit, i cili do të shtrihet nga data 25 maj deri më 12 qershor 2026.


