Përmes një reagimi publik, anëtari i koalicionit VLEN, Shiqiri Korumi, ka adresuar zhvillimet e fundit politike në Dibër, duke akuzuar degën lokale të BDI-së për manipulim të opinionit lidhur me çështjen e sistematizimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) në këtë qytet. Korumi ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës dhe ka sfiduar përfaqësuesit e saj në një debat publik televiziv.
Më poshtë vijon shkrimi i plotë i autorit Shiqiri Korumi:
“Dibra dhe dibranët nuk e hanë sapunin për djathë siç mendojnë dega e Katovicës.E vërteta nuk mund të shtrembërohet për interesa politike. Çështja e sistematizimit në MPB për Dibrën është ngritur dhe trajtuar shumë më herët nga Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali dhe përfaqësuesit e VLEN-it në nivel lokal, të cilët kanë zhvilluar takime dhe angazhim konkret institucional për mbrojtjen e pozitës së Policisë së Dibrës. Prandaj, është e papranueshme që dikush sot të përpiqet ta paraqesë këtë si sukses ekskluziv partiak, duke anashkaluar kontributin real dhe iniciativën e parë që është ndërmarrë për këtë çështje.Në fillim thanë: që Dibrës po i meren kompetencat në polici, kur nuk u bë ajo që thanë e ngeli ashtu siç ishte MPB-ja në Dibër por iu shtua diçka edhe më tepër, sot po të njejtit flasin diçka tjetër.Sipas “NEW opozitës ” BDI – dega Dibër: “Po të mos ishte portieri, do të ishte gol.” Ndërsa pas disa muajsh thonë: “Ndeshja ende nuk është caktuar të luhet, por sikur të luhej, do të ndodhte ajo që e kishim paralajmëruar më parë”- përhalla me Nasradinin.Dibra për VLEN-in nuk ka qen, nuk është dhe nuk do jetë asnjëherë dorë e dytë e jo siç është e nxjerme pi aXHendës të juaj dhe që nuk u erdhën nëpër tubime.Andaj nëse doni edhe më shumë ta din të vërtetën dibranët ju sfidoj publikisht, si ish-degë por edhe tani degën ( taze) por edhe deputeten, caktoni TV dhe ta shohin dibranët ku qëndron e vërteta.p.s edhe këtë e kisha për ju, kur ti thirni ata të partisë të punës që protestuan thuani që vijnë të “protestojnë” për bashkëkombasit e vet e jo maqedonas ose ma mirë le të thonë vijmë të protestojmë se na ka than partia ( konkretisht dega e bashkëkombasve maqedonas).Sbëhesh “Çe Gevara” nëse komandat i marësh nga ambasada oooo Tom Kruz.”


