Baritoni dhe solisti i parë i Operës dhe Baletit Kombëtar, Riste Velkov (51), është një nga katër viktimat e aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmë rreth orës 23:00 në unazën e Shkupit.
Aksidenti tragjik ndodhi në segmentin Vizbegovë-Mirkovc, kur një kamion me targa të Kosovës, i drejtuar nga një 76-vjeçar, humbi kontrollin, kaloi gardhin ndarës dhe u përplas frontal me veturën “BMW” që drejtohej nga Velkov. Nga goditja e fuqishme, të dy automjetet u përfshinë nga flakët dhe u dogjën tërësisht.
Në vendngjarje, përveç artistit të njohur, jetën e humbën edhe dy bashkëudhëtarë të rinj, A. V. (20) dhe P. M. (20), si dhe një person i katërt që ende nuk është identifikuar. Shoferi i kamionit është arrestuar menjëherë nga policia.
Riste Velkov (i lindur në vitin 1975) ishte një nga emrat më të shquar të skenës operistike në vend, i njohur për rolet kryesore në kryeveprat si Nabucco, Rigoletto dhe La Traviata.


