CIES shpall formacionet e vitit: Strakosha dhe Hoxha përfshihen mes më të mirëve në Europë

22 Maj 2026 – Observatori Europian i Futbollit (CIES) ka publikuar formacionet më të mira të sezonit për 34 kampionate të ndryshme europiane. Ky përzgjedhje, e bazuar tërësisht në statistikat dhe performancat e lojtarëve gjatë gjithë vitit, ka vlerësuar lart edhe dy prej yjeve të Kombëtares shqiptare, të cilët u shpallën kampionë me skuadrat e tyre.

 

🧤 Thomas Strakosha (Greqi)

Portieri kuqezi ka zënë një vend merite në formacionin ideal të kampionatit grek. Strakosha kurorëzoi një sezon të shkëlqyer duke fituar titullin kampion, ndërsa në 11-shen më të mirë të Superligës greke rreshtohet përkrah emrave të njohur të futbollit ndërkombëtar, si Gelson Martins dhe Luka Jović.

⚡ Arbër Hoxha (Kroaci)

Në kampionatin kroat, sulmuesi i krahut Arbër Hoxha është përzgjedhur në formacionin e vitit pas paraqitjeve mbresëlënëse me Dinamo Zagrebin. Hoxha, i cili gjithashtu festoi titullin kampion këtë sezon, është një nga pesë futbollistët e klubit kryeqytetas që arritën të përfshihen në ekipin ideal të elitës kroate.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT