Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar një paketë të re mbështetjeje prej 21 milionë eurosh për Shqipërinë, në kuadër të “European Peace Facility”. Me këtë financim të fundit, vlera totale e mbështetjes së BE-së për ushtrinë shqiptare arrin në 49 milionë euro.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, kjo paketë do të përdoret për:
-
Mjete të blinduara të lehta, mjete taktike dhe inxhinierike.
-
Trajnime dhe mbështetje operacionale për Forcat e Armatosura të Shqipërisë (FASh).
Ministria e vlerësoi këtë vendim si një tregues të qartë të besueshmërisë dhe rolit aktiv që Shqipëria luan krah aleatëve evropianë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.


