Zëvendësdrejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Sedat Bislimi: Ulen çmimet e HPV testimit dhe PAP citologjisë likuide

Zëvendësdrejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Sedat Bislimi, njoftoi se Fondi ka ulur çmimet e HPV testimit me 39,8 për qind dhe të PAP citologjisë likuide me 43,2 për qind, duke reduktuar njëkohësisht edhe pjesëmarrjen financiare të pacienteve.

 

Sipas Bislimit, kjo masë do të mundësojë që me të njëjtin buxhet të realizohen më shumë testime, duke rritur mbulimin e grave në programet e skriningut parandalues për zbulimin e hershëm të sëmundjeve.

Ai theksoi se qëllimi i kësaj reforme është përmirësimi i qasjes në shërbimet preventive dhe forcimi i kujdesit shëndetësor për gratë, përmes rritjes së numrit të kontrolleve dhe diagnostikimit të hershëm.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT