Tërmet me magnitudë 3 ballë është ndier këtë mëngjes në rajonin e Ohrit dhe Strugës

Një tërmet me magnitudë 3.0 ballë të shkallës Rihter është ndier mëngjesin e sotëm në pjesën jugperëndimore të vendit, njofton Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup.

 

Sipas të dhënave të observatorit, tërmeti është regjistruar në orën 5:36 të mëngjesit, ndërsa epicendra e tij e ka origjinën nga zona epicentrale Peshtan–Ohër–Strugë.

“Tërmeti është ndier nga banorët e Ohrit dhe Strugës me intensitet prej III ballësh sipas Shkallës Makroseizmike Evropiane”, njoftojnë nga Observatori Sizmologjik.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT