Janë numëruar të gjitha votat në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, ndërsa këta janë 10 kandidatët më të votuar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kryeministri dhe lideri i LVV-së, Albin Kurti, rezulton kandidati më i votuar i subjektit, por edhe personi më i votuar nga diaspora në këtë proces zgjedhor.
Pas tij renditen Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla-Schwarz dhe kandidatë të tjerë të LVV-së.
10 kandidatët më të votuar të LVV-së në përfaqësitë diplomatike:
Albin Kurti – 16,802 Vota
Glauk Konjufca – 14,960 vota
Albulena Haxhiu – 10,821 vota
Donika Gërvalla-Schwarz – 9,136 vota
Hekuran Murati – 8,376 vota
Xhelal Sveçla – 7,421 vota
Ejup Maqedonci – 5,874 vota
Hajrulla Çeku – 5,320 vota
Avni Dehari – 5,295 vota
Mimoza Kusari-Lila – 5,199 vota
Andin Hoti mbetet menjëherë pas dhjetëshes së parë me 3,511 vota./Arbresh.info


