Senati i Shteteve të Bashkuara ka votuar me 51 vota pro dhe 47 kundër për konfirmimin e Eric Wendt si ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri. Pas miratimit në komisionin përkatës, ky votim vulos zyrtarisht emërimin e tij në këtë post të lartë diplomatik.
Wendt, i cili ka një karrierë të gjatë dhe të spikatur në radhët e Forcave të Armatosura të SHBA-së, pritet të mbërrijë në Tiranë brenda ditëve të ardhshme për të marrë zyrtarisht detyrën.


