Statistikat e udhëtimeve: Cilat vende kanë më shumë tifozë në Kupën e Botës?

Tifozët skocezë janë mbështetësit më të shumtë evropianë që kanë udhëtuar drejt SHBA-së për Kupën e Botës, me një rritje prej 1,000% të rezervimeve të fluturimeve pas rikthimit të kombëtares së tyre në turne pas 28 vitesh. Sipas FlightsFinder, pas skocezëve renditen tifozët gjermanë, të cilët shquhen për planifikimin e hershëm të udhëtimeve.

 

Rritje të ndjeshme të numrit të tifozëve kanë shënuar edhe Turqia (+85%), Portugalia (+45%) dhe Franca (+30%), ndërsa mbështetje e madhe po vjen edhe për Marokun. Në kontrast, vendet si Zvicra dhe Norvegjia kanë shënuar rënie të lehtë të rezervimeve, pavarësisht pjesëmarrjes së tyre në këtë kompeticion.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT