Real Madrid ka surprizuar botën e futbollit duke zyrtarizuar afrimin e Bernardo Silvës. Mesfushori portugez, i cili u largua nga Manchester City si lojtar i lirë, ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me madrilenët, e cila do ta mbajë atë në “Santiago Bernabeu” deri më 30 qershor 2028.
Lëvizja ka ardhur si një goditje e papritur për Barcelonën, e cila konsiderohej destinacioni më i mundshëm për portugezin. Ndonëse bisedimet me katalanasit ishin në fazën përfundimtare, ndërhyrja e shpejtë e Real Madridit, e nxitur nga kërkesa e trajnerit Zhoze Murinjo, ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve brenda pak orësh.
Pas negociatave të pasuksesshme me disa klube italiane dhe interesimit të Atletiko Madrid, Bernardo Silva përfundoi te rivalët e përbetuar të Barcelonës. Kjo lëvizje shënon një ndër transferimet më të bujshme të kësaj merkatoje, duke forcuar ndjeshëm mesfushën e Realit për sezonet në vijim.


