Feti Abazi, emëron u.d drejtoreshën e shkollës në Kamjan: “Mbi 20 vite përvojë në arsim, do sjell profesionalizëm në këtë institucion”

“Sot emërova znj. Lirije Dauti në pozitën e Ushtrueses së Detyrës Drejtoreshë të SHFK “Sabedin Bajrami” në Kamjan”, ka njoftuar në Facebook, kreu i komunës së Bogovinës, Feti Abazi.

 

 

Më tej, ka shpalosur CV-në arsimore të u.d drejtoreshës në fjalë, duke nënvizuar përvojën e saj, mbi 20-vjeçare në arsim.

 

“Me mbi 20 vite përvojë në arsim si mësuese e gjuhës shqipe, e diplomuar në Fakultetin Filologjik “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, si dhe me një angazhim të dëshmuar në projekte edukative dhe veprimtari letrare, znj. Dauti sjell profesionalizëm, përkushtim dhe përvojë të çmuar në këtë detyrë.

 

Jam i bindur se me të njëjtin përkushtim dhe përgjegjësi do të vazhdojë të kontribuojë në avancimin e procesit edukativo-arsimor dhe zhvillimin e shkollës”, ka përfunduar, Abazi.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT