Tërhiqet kandidati i pavarur Fekri Bilalli, mbështet Daut Beqirin në garën për Haraçinë

Pas një reflektimi të kujdesshëm, kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Haraçinës, Fekri Bilalli, ka vendosur të tërhiqet nga gara dhe të japë përkrahje Daut Beqirit, kandidatit nga koalicioni VLEN.

“Pas një reflektimi të kujdesshëm, kam vendosur ta tërheq kandidaturën time për kryetar komune dhe ta përkrah njeriun e duhur për Haraçinën, Daut Beqirin. Një njeri me vizion, energji dhe dashuri të sinqertë për vendin tonë”, ka shkruar Bilalli në njoftimin e tij publik.

Ky vendim shihet si një sinjal bashkimi për votuesit e Haraçinës, teksa gara për zgjedhjet e 19 tetorit po hyn në fazën e saj më të nxehtë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT