Bogovinë – Sot, kandidati për kryetar të Komunës së Bogovinës nga koalicioni VLEN, z. Feti Abazi, së bashku me aktivistë të Forumit Rinor dhe Forumit të Gruas, vizituan zonën sportive të komunës — një hapësirë dikur e gjallë dhe plot jetë, që sot ndodhet në gjendje të mjerueshme për shkak të neglizhencës institucionale.
Në këtë takim u theksua se mungesa e mirëmbajtjes dhe përkujdesjes ka ndikuar drejtpërdrejt në jetën rinore të komunës, ndërsa u premtua se me ardhjen e VLEN në drejtim, zonat sportive dhe rinore do të marrin vëmendjen që e meritojnë.
“Bogovina meriton më shumë! Kjo është vetëm njëra nga hapat e parë drejt ndërgjegjësimit dhe angazhimit për një të ardhme më të mirë. Me një zë, më 19 tetor, votojmë numrin 7️⃣ për ndryshimin që VLEN,” u shpreh Abazi.


